Arrestohet një nga 100 mafiozët më të rrezikshëm, bosi i Ndraghetas në Itali

Italia ka arrestuar një nga 100 kriminelët më të rrezikshëm mafiozë, i shpallur në kërkim nga drejtësia italiane.

Pas një viti hetimi nën drejtimin e Prokurorit të Antimafias së Catanzaros, Nicola Gratteri, gjatë natës së shkuar është arritur arrestimi i Domenico Cracolici, i cili fshihej në një territor të thellë të Kalabrisë e që e njihte mjaft mirë.

Bosi mafioz u kap në gjumë e nuk mundi të bëj asnjë rezistencë.

Ai është Domenico Cracolici, bosi mafioz kalabrez “Cracolici”, që kishte mundur t’i shpëtonte arrestimit në kuadër të operacionit të koduar “Rinascita Scott” i cili çoi në shkatërrimin e një trafiku ndërkombëtar droge për llogari të mafies kalabreze Ndrangheta, mes Brazilit, Italisë e Shqipërisë.
Ky operacion solli ekzekutimin e 479 masa ndalimi, 334 prej të cilëve nën arrest e në nisjen e një Megaprocesi gjyqësorë kundër Ndranghetas e lidhjes së saj me politikën.

Operacioni i një viti më parë, i koduar “Rinascita Scott”, coj në nisjen e një megaprocesi kundër Ndrangheta e personave që bashkëpunim me to.

Përballë drejtësisë italiane janë vënë jo vetëm trafikantë armësh e droge e bosë mafiozë, por dhe ish parlamentarë e eksponentë të politikës lokale kalabreze, përfaqësues të forcave të ndryshme partiake si Partisë Demokratike, Forza italia, PSI, si dhe profesionistë mes të cilëve dhe dy drejtues policie.

Mes të arrestuarve të këtij operacioni janë dhe 8 shqiptarët; Orkind Cobaj i lindur në Shqipëri më 20/08/ 1992 e i shpallur në kërkim; Ydaj Hoxhaj, lindur në Shqipëri më/01/ 1991; Robert Lazaj lindur në Mekat të Vlorës më 29/08/1972; Alfred Lucaj lindur në Shqipëri më 26/05/1979; Lulezim Shkurtaj lindur në Shqipëri më 27/05/1987; Eduart Tahiraj i njohur dhe me emrin Dhimitër Lutaj lindur në Shqipëri më 22/10/1971; Floriand Tahiraja lindur në Vlorë më 22/02/1983; Lavdosh Serani lindur në Shqipëri më 01/06/1975.

Loading...