Burri qëllon gruan me 14 plumba në sy të vajzës 6-vjeçare

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Brazil. Një grua e cila postonte foto të shumta me bikini në rrjete sociale, është vrarë nga bashkëshorti me plot 14 plumba.

35-vjeçarja Eliane Ferreira Siolin u vra nga Alejandro Antonio Cantallupi, në sytë e vajzës së tyre 6-vjeçare.
Pas aktit ekstrem, burri vrau dhe veten. Mediat lokale shkruajnë se çifti debatoi mbi një video të Eliane në TikTok.

Ndërkohë miqtë e ngushtë të tyre kanë zbuluar detaje të tjera, ku janë shprehur se ata shpesh debatonin me njëri-tjetrin, madje edhe në publik.

Loading...