Ndërkohë që disa studentë zgjodhën të kalonin natën poshtë Kryeministrisë, si duket as kreu i qeverisë, Edi Rama nuk e ka patur të lehtë.
Rama, teksa ka ndarë një video nga Fakulteti Ekonomik në Instagram, nuk ka shmangur edhe ironinë në komentin e tij, ndërsa shton se “më kollaj e beson që fluturon gomari”.
“Më kollaj e besoja që fluturon gomari, se sa që këto imazhe s’janë arkiva filmash të gjyqeve komuniste kundër armikut të klasës! Po jo, janë të freskëta fare mu nga mbrëmja e sotme në Fakultetin Ekonomik😱
Dhe kaq shumë jam tronditur, sa që më bëjnë sytë sikur oratori është Sherifi, një enverist që në fundvitet ’90 drejtonte Komitetin Kombëtar të Turizmit si socialist dhe porosiste hotel-turizmat ta merrnin djathin tek i vëllai në Përmet
Po as vetë ai, i shkreti Shero që kishte zbuluar efiçencën e kalit në ekonomi në një studim doktorature, s’do ishte dot kaq fantazëm e të shkuarës sa ky oratori këtu🤭 Të cilin nuk e njoh, po Zoti i ruajt studentët tanë nga të tilla fantazma që u tregojnë se ç’duhet të bëjnë me jetën e tyre”, shkruan Rama.