Goditet banda shqiptaro-serbe, ‘mbushi’ me kokainë ishujt grekë, në aksion edhe SHBA

Një bandë shqiptaro-serbe është goditur gjatë natës së kaluar në Selanik nga policia greke. Mediet e vendit fqinj raportojnë se banda ishte pjesë e një rrjeti ndërkombëtar të trafikut të drogës.

Zbulimi dhe goditja e saj është bërë nga oficerë të policisë të Nëndrejtorisë së Prokurorisë së Drogës në Selanik, në bashkëpunim me shërbimin amerikan DEA.
Super-aksioni ka sekuestruar 300 kg kokainë dhe janë arrestuar tre shtetas, shqiptarë dhe serbë, të cilët ishin dhe anëtarët kryesorë të bandës, baza e së cilës ishte në Athinë.

Një shtetas i katërt, pjesë e bandës, është identifikuar, por ka arritur t’i shpëtojë prangave të policisë, duke u hedhur nga ballkoni në ballkon në lagje, ndërsa policia vijon kërkimet për kapjen e tij.

Policia greke ka thene se anëtarët e këtij qarku kanë furnizuar me kokainë të gjithë ishujt grekë. Ndërkohë, vijon operacioni për kapjen e të tjerë personave të përfshirë në trafikun e kokainës.

Loading...