Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, ka humbur bashkëshortin e saj në mënyrë të parakoshme. Mësohet se shkak është bërë një sëmundje e rëndë nga e cila ai vuante kohëve të fundit.
Lajmi konfirmohet nga burime të sigurta në Ministrinë e Kulturës për mediat Homazhet për të ndjerin do të zhvillohen nesër në orën 09:00 dhe më pas do të përcillet për në banesën e fundit në Tufinë.
Elva Margariti u bë pjesë e kabinetit “Rama 2” në Dhjetor të vitit 2018. Bashkëshorti i saj Artan Asllani ka pasur një biznes dekoresh, i cili ishte hapur ne vitin 2015.
Objekti i ketij aktiviteti, sipas dokumenteve ka qene:
Shoqëria do të kryejë aktivitetin e mëposhtëm: Import-eksport, Prodhim e tregtim me shumicë dhe pakicë të mobilieve dhe orendive, hidrosanitare, artikuj ndriçim dhe elektroshtëpiake. Tregtim me shumicë e pakicë të mallrave dhe pajisjeve për përdorim mjekësor, pajisje stomatologjike, materiale konsumi dhe furnizimi për këto pajisje, pajisje elektronike, elektrike, informatike, lëndë dhe reagentë kimike e industriale, materiale ndërtimi, lënde të para. Shërbime e konsulencë arredimi, montimi etj. Prodhime dhe tregtim të artikujve ushqimore dhe industriale. Tregtim të artikujve të kancelarisë, materialeve e pajisjeve për zyra, duraluminit, pllakave të të gjitha llojeve, plastikës, gomës, lëndës drusore, hapjen bar restoranteve etj.