Rama premton nga Korça: Së shpejti resorti i parë i skive në Nikolicë. Ta kthejmë në destinacion ndërkombëtar si “Festën e Birrës”

Një tjetër temë e prekur nga kryeministri Rama në bashkëbisedimin me qytetarë të Korçës ishte edhe turizmi.

Ai tha se bashkë me ministrin Peleshi kanë diskutuar për kthimin e Korçës në destinacion ndërkombëtar të turzimit. Rama premtoi realizimin e resortit të parë të skive me kapacitete të mëdha akomoduese.
Si shembull suksesi ai mori një eveniment të përvitshëm në këtë qytet si “Festa e Birrës” që siç tha kryeministri i ka kaluar kufijtë kombëtarë për tu bërë tashmë e njohur ndërkombtarisht.

“Ndërhyrja për të krijuar resoritin e parë të skive në zonën lart në Nikolicë është një ndërhyrje që do të sjellë shumë më tepër turistë. Unë kam parë një pistë skish modeste nga pikëpamja e aftësive akomoduese e përmbytur nga kërkesat këtu. Janë 100 mijë shqiptarë, imagjinoni po të hapësh rrjetet sociale do shohësh gjëra që ta bëjnë vendin të tepërt, çdo vit afro 100 mijë shqiptarë shkojnë në resorte skish.

Janë njerëz të cilët shpenzojnë, pa llogaritur se çfarë mund të sjellë. Sot i keni provat me Festën e Birrës që nisi si një festë lokale dhe u kthye në një destinacion ndërkombëtar me të tjerë që vinin nga Greqia, Maqedonia e Veriut dhe nga më tutje për të marrë pjesë në këtë festë e që pastaj u detyruan ta zgjeronin në më shumë ditë. Sfida këtu mbetet përballimi i turistëve”,- tha Rama.

Loading...