Cmenduri në Fier, makina godet ciftin në vijat e bardha, burri në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë ka ndodhur në hyrje të qytetit të Fierit ku një çift është përplasur nga një makinë teksa kalonin në vijat e bardha.

Makina tip “Seat” që ka goditur çiftin ka bërë një parakalim të gabuar dhe për pasojë ka përplasur edhe dy personat të cilët janë transportuar me urgjencë në spitalin rajonal të Fierit.

Burri është në gjendje më të rëndë dhe po merr trajtim në spital. Aksi ku ka ndodhur aksidenti është shumë e populluar, ndërkohë për shkak të aksidentit është krijuar një trafik i dendur.

Mjeti që ka shkaktuar aksidentin është bllokuar ndërsa shoferi është shoqëruar në polici. Në vendin e ngjarjes po bëhet ekspertiza për të zbardhur shkaqet e plota të aksidentit.

Njoftimi i policisë:
Fier

Informacion paraprak

Sot rreth orës 18:15, në vendin e quajtur “Kthesa e Etc”, shtetasi L. B., 30 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Seat” ka aksidentuar dy këmbësorë, shtetasit I. M., dhe Gj. M., të dy 67 vjeç, banues në Fier, të cilët ndodhen në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve.

Eshtë shoqëruar drejtuesi i mjetit, shtetasi L. B., dhe po kryhen veprimet procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Loading...