Kush janë dy shqiptarët, pronarë të 300 kg kokainë

Zbulohen detaje të reja nga hetimi për sasinë rekord të kokainës që u sekuestrua në Selanik, mbi 300 kg me vlerë 100 mln euro, e cila kishte ardhur nga Amerika Latine.

Tre persona kane rene ne pranga nderkohe që cilësohen si koka e grupit, 2 nga të cilët janë shqiptarë, njëri me pasaportë greke, tjetri është kroat. Në kërkim është një tjetër kroat, i cili u hodh nga ballkoni 10-15 metra duke shpëtuar nga duart e policisë greke.

Mediat greke shkruajnë se dy shqiptarët (njëri me pasaportë greke) ishin aktivë në bizneset hoteliere në Rodos.
Ata drejtonin rrjetin e trafikut, ndërsa pavarësisht se kokaina u sekuestrua në Selanik, bazën e kishin në Athinë, ku më pas droga shpërndahej në ishujt grekë.

Grekët theksojnë se ekziston një dyshim se do të vinte edhe një dërgesë e dytë nga Amerika Latine me kokainë pas asaj mbi 300 kg, e cila, megjithatë, ka të ngjarë të ndryshojë drejtim pas goditjes së grupit.

U sekuestruan;
(324) kg kokainë e pastër e ndarë në (260) pako
(5,265) euro dhe valutë të huaj
(5) celularë që përdorën për komunikimet e tyre
Laptopë

Loading...