Ermal Mamaqi ka nisur trajnimin e mjaft reklamuar nga vetë ai me anë të rë cilit,u tregont ë gjithë atyre që kanë mundësi të paguajnë 10 mijë euro në vit, rrugën drejt të bërit i suksesshëm.
“Mendo, ndrysho, fito” është titulluar seanca e parë e trajnimit të Ermal Mamaqit që është mbajtur mbrëmjen e kaluar në ambientet e një kinemaje në Tiranë.
Edhe pse në situatë pandemie, Mamaqi ka mbledhur djetëra persona që kishin paguar për të dëgjuar leksionet e tij për rrugën e suksesit, në një ambient të mbyllur.
Në seancën e parë, Ermal Mamaqi u mësoi të gjithë të pranishmëve se si të bëjnë 50 mijë euro brenda një viti.
“Deri në datë 30 janar 2022 unë do të kem në zotërim 50.000 euro të cilat do të vijnë tek unë në shuma të ndryshme herë pas here gjatë kësaj kohe. Në këmbim të këtyre parave unë do të jap shërbimin më efektiv për mua në sasinë dhe cilësinë më të mirë të mundëshme që mund të jepet për këtë shërbim në treg.
Besimi im është aq i fortë sa unë mund t’i shoh këto para përpara syve të mi. Unë mund t’i prek ato me duart e mia. Ato janë në pritje të transferimit tek unë në kohën dhe pjesën që përputhet me shërbimin që kam ndërmend të jap si këmbim për to.
Unë jam në pritje të një plani me anë të cilit, do t’i grumbulloj këto para dhe do ta ndjek atë plan kur ai të vijë,”- shihet e shkruar në ekranin e kinemasë.
Nuk e dimë nëse të pranishmit do të arrijnë vërtet të bëjnë 50 mijë euro brenda këtij viti, por ajo që është më e sigurtë në këtë sallë ku nuk është respektuar asnjë masë, është infektimi nga Covid-19.
Edhe pse kanë kaluar 24 orë që nga organizimi i seminarit, Polciia e Shtetit, nuk ka bërë me dije përmes komunikatave zyrtare, nëse ka pasur gjobitje për rastin në fjalë apo marrje masash.
Trajnimi i Ermal Mamaqit bëri rrjetin të ziejë pak javë më aprë, kur u publikuan edhe çmimet. Përmes një tabele, Mamaqi bëri me dije se një trajnim suksesi 1-vjeçar me të si ‘mentor’ kushton 40 mijë euro, por ai e ofron me zbritje për 10 mijë euro.