Anglia përjashtohet nga botërori 2022? Ja si mund të përfitojë kombëtarja jonë

Masat ekstreme anti Covid-19 dhe karantina e detyrueshme 10-ditore mund të shkaktoj kaos në aktivitetet sportive ku merr pjesë Anglia
Featured image of article: Anglia drejt përjashtimit nnga Boterori, përfiton Shqipëria?!
1 Shkurt, 2021 13:23

ANGLI – Masat ekstreme që po merr qeveria britanike anti Covid-19 e rrezikojnë edhe kombëtaren e “3 luanëve” për eliminatoret e Botërori 2022. Lajmin e bujshëm e publikon e përditshmja angleze “The Sun”. Sipas kryetarit të Partisë Laburiste, Sër Keir Starmer, kushdo që shkon në Angli duhet të kryej një karantinë 10-ditore në për hotele, kushdo qoftë edhe sportistët profesionist.
Nëse do të miratohen këto masa ekstreme atëherë përfaqësuesja angleze e futbollit do të rrezikojë edhe pjesmarrjen në Botërorin Katar 2022, pasi nuk do të arrinte të luante për ndeshjet në grup që ka kundër Shqipërisë, Poloninë dhe San Marino. Nëse ndodh kjo Anglia do t’i humbte ndeshjet në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe nuk dot ë ishte e mundur të merrte pjesë në Botëror. vec kësaj edhe për Europianin që pritet tëzhvillohet këtë verë, apo ndeshjeve të Champions League dhe Formula 1. Praktikisht do të bënte një kaos në të gjitha aktivitetet sportive.

Loading...