U kap me Alket Rizain, mediat greke: Kush është ‘Taqi shqiptari’ dhe vrasjet që ka kryer

Detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja e bujshme e disa ditëve më parë, kur Policia greke gjatë një ndalese të një makine ka zbuluar se brenda ishte Alket Rizai, i burgosuri shqiptar ndoshta më i famshëm në Greqi.

Me Rizain brenda automjetit ishte dhe një tjetër shqiptar, identiteti i të cilit ende nuk është bërë me dije, por që i thërrasin ‘’Taqi shqiptar’’.
Ai është akuzuar për disa vrasje, dhe karvani nis që në 1997, por sipas mediave greke ‘’Taqi shqiptar’’ shpesh udhëtonte pa probleme drejt Britanisë së Madhe.

Ditët e fundit ai ishte shpallur në kërkim për vrasjen e tetor 2017 të Roland Shembitrasit, teksa jo vetëm ai në Kretë dyshohet se vrau një të burgosur me bashkëpuntorët e tij, por u shpall i pafajshëm.

Nuk mbetet me kaq, pasi po ky person akuzohet si gjobvënës në Iliopouli të Athinës me një bandë. Ndërkohë Alket Rizai kishte marrë leje nga burgu dhe kishte dalë, duke befasuar dhe vetë Policinë greke.

Loading...