Një ngjarje raportohet të ketë ndodhur në Yzberisht. Një 45-vjeçar akuzohet se ka kryer veprime të turpshme me djalin e nipit të tij.
Ka qenë pikërisht 5-vjeçari ai që i ka treguar prindërve të tij për veprimet e 45-vjeçarit, skena që thuhet se kanë ndodhur në banesën e autorit të dyshuar.
Këta të fundit të shokuar, pasi janë ballafaquar me 45-vjeçarin, kanë denoncuar rastin në polici, ndërsa uniformat blu kanë shpallur në kërkim autorin e dyshuar. Fatmirësisht nga ekspertiza mjeko-ligjore, rezultoi se nuk ka pasur abuzim. Aktualisht policia po punon për kapjen e 45-vjeçarit.
Loading...