Begatia po vjen me një “kosto shkatërruese” për ekosistemin që i siguron njerëzimit ushqim, ujë dhe ajër të pastër, thotë profesor i ekonomisë në Universitetin e Kembrixhit, Sir Partha Dasgupta.
Në një studim 600 faqesh të porositur nga ministria britanike e financave, e cila autorizoi një vlerësim të plotë të ndikimit të ekonomisë mbi natyrën, theksohet se bota po vendoset përpara një rreziku ekstrem nga dështimi i ekonomisë për të kuptuar shkatërrimin e shpejtë të mjedisit prej saj. Dasgupta këmbëngul se për të shmangur një katastrofë duhen marrë urgjentisht masa të reja përfshirë ndryshimet rrënjësore globale të prodhimit, konsumit, financave por edhe arsimit. Rezervat e kapitali natyror për kokë, sipas studimit, kanë rënë me 40% nga 1992 deri në 2014.
“Natyra është shtëpia jonë, dhe duhet ta ruajmë përmes një ekonomie më të mirë”, shprehet Dasgupta. Historiani i njohur, Sir David Attenborough e konsideron studimin tejet të rëndësishëm. Ai shprehet se nëse do të vazhdojmë me këto ritme dhe këtë shkalle dëmtimi, ekosistemi do të shembet. Rreziku është real, shprehet Attenborough.
“Ne mund të ndihmojmë që natyra të shpëtohet në minutën e fundit, e duke bërë këtë, të shpëtojmë dhe veten”. Kryeministri britanik Boris Johnson, që në këtë vit do të drejtojë samitin e klimës në Glasgoë, theksoi se 2021-shi është kritik për të përcaktuar nëse trendi I shkatërrimit të shpejt biodiversitetit mund të frenohet, dhe pranoi se për këtë, nevojiten më shumë sesa thjesht qëllime të mira.