Erdogan: Shumë shpejt do të lëshojmë satelitë në hapësirë nga territori ynë

Presidenti Rexhep Tajip Erdogan aspiron ta bëjë Turqinë një qendër ndërkombëtare të lëshimit të satelitëve në hapësirë.

Erdogan e zbuloi këtë gjatë takimit të djeshëm të kabinetit. “Më 8 janar, ne dërguam satelitin tonë Turksat 5A nga Amerika në orbitë. Verën e ardhshme do të lëshojmë 5B. Ne kemi filluar punën për vendosjen e një instalimi mikro-satelitor në vendin tonë.
“Në një të ardhme jo shumë të largët, do të dërgojmë satelitët tanë dhe ata të miqve tanë, nga objektet tona,” tha ai , duke theksuar rëndësinë e sipërmarrjes ambicioze të Turqisë.

Ai gjithashtu bëri të ditur qëllimet e tij për të ndryshimi i Kushtetutës së vendit, duke rikonfirmuar frikën e opozitës për forcimin e mëtejshëm të sistemit të qeverisjes.

Erdoğan theksoi se nëse partia qeverisëse turke, ajo për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti), arrin konsensus me partnerin e saj në Aleancën e Popullit, atëherë është i mundshëm “një veprim për hartimin e një kushtetute të re në periudhën e ardhshme”.

Loading...