Policia e Tiranës ka arrestuar të riun nga Kosova, i cili akuzohet se prej disa muajsh përndiqte moderatoren bukuroshe Luana Vjollca. Mësohet se 29-vjeçari Ajdin Morina u arrestua në orët e para të mëngjesit.
Bezat raporton se Morina nga Gjakova kishte shkuar mëngjesin e sotëm në rrugën pranë banesës se Luana Vjollcës, ndërsa ai është arrestuar në flagrancë.
Të njëjtin person Luana Vjollca e ka denoncuar edhe në maj të 2020 se e përndiqte dhe e ngacmonte prej disa muajsh.
Moderatorja Vjollca kishte denoncuar në prokurorinë e Tiranës fansin e ‘zjarrtë’ me pretendimin se e përndiqte, duke iu kthyer në burim stresi dhe shqetësimesh. Kjo është hera e dytë që Vjollca përballet me fansat në organet e drejtësisë. Më herët policia ka arrestuar një tjetër person për përndjekjen e moderatores dhe këngëtares. Po kështu mësohet se ajo lëviz me makinë me shofer për shkak të këtyre problemeve.