Rama e cilësoi të pafalshëm veprimin e tij, reagon Ermal Mamaqi: Marr përgjegjësi të plotë për…

Ermal Mamaqi ka reaguar pas shqetësimit që krijoi, teksa kërcente në një ambient të mbyllur të mbushur me shumë njerëz e fëmijë, ndërkohë që grumbullimi i më shumë se 10 njerëzve është i ndaluar si pjesë e rregullave anti- COVID.

Aktori ka kërkuar ndjesë publike, duke u shprehur se në atë grumbullim, dëndësia e njerëzve në sallë nuk ishte më e madhe se ajo që është në autobus, Korçë ose kur kanë oferta qëndrat trengtare.

Ndër të tjera, Mamaqi shkruan se merr përgjegjësi të plotë për atë që nuk duhet të ndodhte.

“Miq të dashur, ju kërkoj ndjesë për shqetësimin që ju është krijuar nga fotoja e aktivitetit. Më lejoni tju sqaroj që Trajnimi Mendo Ndrysho pritej të bëhej nga një grup i vogël njerëzish, kryesisht stafi ynë, duke respektuar masat e Covidit.
Por ndodhi që në trajnim erdhën më shumë nga çfarë ishte planifikuar dhe e kishim të vështirë të mos ti pranonim brënda…

Sidoqoftë edhe pse u munduam të kishim një distancë si ajo që është në kinematë që vazhdojnë aktivitetin, marr përgjegjësi të plotë për rastin që nuk duhet të ndodhte.

E di që situata që po kalon i gjithë planeti është shumë sfiduese.

Por pikërisht kjo situatë më ka shtyrë të bëj këtë që po bëj tani.
Të ndaj me ju mësime që i kam mësuar nga më të mirët dhe i kam aplikuar në jetën time. Ajo që ndodh në këto trajnime është e mrekullueshme, njerzit janë më të motivuar për jetën, punën dhe të ardhmen. A nuk është kjo ajo që duam?

Më falni Miq që nuk jam modest, por nuk mund ta mbaj vetëm për vete diçka që e di me siguri se tranformon jetën tuaj dhe e bën atë më të bukur dhe me vlerë.

Ju falenderoj për mirëkuptimin dhe ju sqaroj përsëri që dëndësia e njerëzve në sallë nuk ishte më e madhe se ajo që është në autobus, Korçë ose kur kanë oferta qëndrat trengtare. Ju uroj të gjithëve që të jeni mirë bashkë me familjet tuaja! Deri në rikthimin e normalitetit trajnimet do të jenë të gjitha online.”- shkruan Mamaqi.

Mbrëmjen e djeshme , Kryeministri Rama reagoi lidhur me veprimin e Ermalit, duke e cilësuar si të pafajshëm, edhe pse janë miq me njëri tjetrin.

“Kam shumë respekt për Ermal Mamaqin se e kam mik, por nuk mund të japë një shembull të tillë.

Ka marrë gjobën që meriton. Ka shkelur rregullat, është e pafalshme. E mora këtë shembull se e kam mik për të mos thënë ndonjë emër tjetër që të merrej si sulm.

Ka pasur edhe raste të politikanëve edhe në radhët tona që nga mosdija, por edhe nga neglizhimi kanë shkelur rregullat. I kuptoj shumë mirë studentët që duan të rikthehen në auditorë por nuk janë kthyer në vendet e tjera” – tha Rama.

Loading...