Saimir Meçani i akuzuari për dhunën fizike dhe seksuale ndaj gjyshes 89-vjecare u la sot në burg nga gjykata e Lushnjes. Ngjarje kjo e ndodhur të shtunën në mbrëmje në fshatin Garbian të Divjakës.
Si brenda gjykatës ashtu dhe jashtë saj ai mohon akuzat. Djali i 89-vjeçares që bëri dhe denoncimin ka deklaruar se 36-vjecari nuk është fëmija e tij por i ish-gruas. Pyetjes se përse e akuzon thjeshtri ai i dha një përgjigje që mund të ndryshojë rrjedhën e hetimeve.
“Pse nuk akuzoi atë të ditë ai por vajti të nesërmen. Ai është babi im që i vogël, më vuri baba tjetër nuk më donte që të vogël, do të më shesë dhe tokat. Ai dhe plakën time e la se bëhej xheloz, ajo 60 vjeçe”.
36-vjecari mohoi dhe arrestimin në Greqi për veprën penale të dhunës seksuale ndaj kushërirës së tij. “Jo më arrestuan për punë letrash, s’jam dënuar”. Nuk donte të zbulonte fytyrën për hir të fëmijëve. “I pastër jam. Pse mbulohesh kur je i pastër? Do më lini rehat se s’dua të më shohin 5 fëmijët. O shef a do ikim?”.
Sic duket dhe nga pamjet por dhe nga ajo çka artikuluar i akuzuari efektivët e policisë kanë thyer rregullat. Tentuan t’i hiqnin me dhunë kapelën pasi ai nuk donte të filmohej dhe lejuan mediat ta intervistonin.
Për këtë arsye Drejtoria e qarkut Fier pezulloi nga detyra tre efektivë të komisariatit të Lushnjës. Ndërsa Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Policisë së Shtetit ka nisur hetimin disiplinor ndaj këtyre punonjësve.
Rrëfimi i plotë i Saimir Meçanit
A ke kryer marrëdhënie me gjyshen?
Jo, gjallë në botë jo. Ik tani na lërë rehat.
Nuk e ke përdhunuar?
Jo. Nuk e bëra. Do të shikohet për 5 ditë kur të bëhet te gjyqi
Pse të akuzon babai ty?
Nuk akuzoi atë ditë ai, por të nesërmen vajti.
Pse duhet ta bëjë babai atë?
Nuk e di, atë e di ai.
Ai është babai juaj biologjik?
Ai është babai im që i vogël dhe më vuri baba tjetër, nuk më donte, do të më shesë edhe tokat.
Po nënën kush e ka dhunuar?
Nuk e di. Ai edhe plakën time e la, bëhet xheloz te plaka ime, 60-vjeçe e di se shkon me të tjerët me lekë.
Po në Greqi për cfarë je dënuar?
Nuk jam dënuar.
Për cfarë u arrestove?
Sepse isha pa letra.
Ke dhunuar kushërirën tënde?
Jo, nuk është e vërtetë.
Kur je i pastër pse mbulohesh?
Do më lini rehat, i pastër jam. O shef do të ikim ne?
Sa fëmijë ke?
Pesë fëmijë kam.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së shtunës.
E moshuara ka qenë e vetme ne shtëpi kur u dhunua nga 36 vjeçari, i cili ishte ne gjendje te dehur.
Saimir Meçani nuk ka lidhje gjaku me të moshuarën, pasi nusja e djalit te saj e ka këtë fëmijë nga një martesë e mëparshme, por ka qenë e moshuara që e ka rritur.
Të afërm të 36-vjeçarit Saimir Meçani thanë se ai ka qenë i arrestuar dhe dënuar më parë edhe në Greqi për këto dy vepra penale.