Legjenda e futbollit Diego Armando Maradona u nda nga jeta në 25 nëntor të vitit të shkuar për shkak të një arresti kardiak, por hetime të shumta po zhvillohen në lidhje me një neglizhencë të mundshme nga ana e mjekëve në trajtimin e tij.
Maradona njihej botërisht si pacient i vështirë dhe la spitalin vetëm një javë pasi kishte bërë ndërhyrjen e vështirë në kokë për shkak të mpiksjes së gjakut në tru.
Ditët e fundit në qendër vëmendjes së prokurorisë dhe medieve është mjeku neurokirurg, që e operoi El Diez, Leopoldo Luque dhe psikiatrja Agustina Cosachov, që e ndoqi ish-yllin e futbollit. Të dy janë regjistruar teksa flasin me njëri-tjetrin me mesazhe zanore dhe neglizhojnë vdekjen e Diegos, por interesohen për tensionimin e mundshëm të familjarëve të tij.
Në një mesazh zanor Leopoldo dëgjohet teksa thotë se “Bullafiqi po vdes duke dhje*rë”, ku i referohet Maradonës. Pas kësaj në Corina TV ka mundur të sigurojë ndoshta videon e fundit të regjistruar të Diegos, i cili i flet pikërisht mjekut të tij Luque vetëm një ditë para se ai të ndërronte jetë në shtëpinë e tij në Tigres, Buenos Aires.
Gjendja e tij duket qartë se nuk është normale, teksa i dridhen duart dhe e ka të vështirë të flasë. Diego nga celulari i ish-partneres së tij, Veronica Ogenta, e cila kishte shkuar ta vizitonte, thotë: “Leopoldo gjithçka është në rregull. Ti e di që nuk më pëlqejnë përqafimet, por kur jam me njerëz të mirë, dal nga lëkura ime. Leopoldo zymbyli!”