62-vjecari shqiptar ngacmoi seksualisht të miturin dhe e kërcënoi me thikë

Tmerr ka përjetuar 12-vjeçari në Greqi pasi 62-vjeçari me origjinë shqiptare e ka ngacmuar seksualisht duke i treguar organet e tij gjenitale dhe më pas e ka kërcënuar me një thikë.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme në një park në zonën e Chalandrit në qytetin e Selanikut.
I mituri ishte duke luajtur me miqtë e tij në park kur 62-vjecari i është afruar me qëllim ngacmimin seksual duke i treguar organet e tij gjenitale, më pas ai e ka kërcënuar me një thikë.

Policia ka arrestuar 62-vjecarin pasi është lajmëruar nga një i afërt i djalit 12-vjecar, sapo e ka vënë re.

Ende identiteti i shqiptarin nuk është bërë me dije.

Loading...