Moti i keq ka goditur Shtetet e Bashkuara, temperaturat e ulëta dhe sasia e madhe e borës ua ka marrë jetën tre personave.
Një grua e moshuar është gjetur e ngrirë ndërsa një krim kishte ndodhur në Pains të Township për shkak të borës.
Jeffrey Spaide, 47-vjeç, ka vrarë fqinjët që jetonin përballë tij, derisa po pastronin borën. Ai vrau James Goy, 50-vjeç, dhe gruan e tij Lisa, kurse pastrimi i borës ishte shkaku i një grindje.
Të dyja palët jetonin në anët e kundërta të rrugës dhe sa herë që njëra palë pastronte borën e hidhnin në anën tjetër të rrugës.
Më pas Spaide mori pushkën AR-15 me të cilën qëlloi fqinjët, e më pas u fut në shtëpi dhe kreu vetëvrasje.
Loading...