Tenton të vetëmbytet, policia shpëton qytetarin në Vlorë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në qytetin e Vlorës, ku një qytetar ka tentuar të vetëmbytet në det.

Ngjarja është regjistruar në zonën e Ujit të Ftohtë.

Kalimtarët e rastit, të cilët e kanë parë duke u futur në det, kanë lajmëruar policinë e cila ka ardhur në kohë për të bërë të mundur nxjerrjen e tij nga deti.
Siç raportohet, personi në momentin e mbërritjes së policisë ka qënë i zhytur në det është dashur ndërhyrja e efektivëve për të bërë të mundur shpëtimin e tij dhe më pas transportimin me urgjencë drejtë spitalit të Vlorës.

Burime nga spitali rajonal deklarojnë se personi në fjalë, rreth 60 vjeç, është jashtë rrezikut për jetën.

Ende nuk dihen shkaqet e ndërmarrjes së këtij akti.

Loading...