Tre pacientë të shtrirë në repartin e kujdesit intensiv dhe një mjek, kanë humbur jetën nga shpërthimi i një zjarri në spitalin COVID në qytetin Zaporoz në juglindje të Ukrainës, ka bërë të ditur sot guvernatori i këtij rajoni, Oleksander Staruk.
Staruk ka thënë se zjarri ka shpërthyer në katin e parë të spitalit ku gjendeshin pacientët e futur në respirator – ku tetë tjerë janë evakuuar duke i shpëtuar më të keqes.
Ai theksoi se janë duke u zhvilluar hetimet për të përcaktuar shkakun që çoi deri te shpërthimi i këtij zjarri.
Në anën tjetër në Ukrainë nga COVID-19 deri më tani janë infektuar 1.2 njerëz dhe 23.229 tjerë kanë humbur jetën.
Loading...