Manastirliu: Do të zgjerojmë llojshmërinë e barnave tumorale falas

Në Ditën Botërore të Kancerit, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu deklaroi se do të zgjerohet shumëllojshmëria e barnave tumorale falas. Ajo vizitoi këtë të enjte spitalin Onkologjik në Tiranë, ku vlerësoi punën e mjekëve dhe infermierëve për trajtimin e pacientëve gjatë vitit të pandemisë.
“Nuk ka qenë një vit i lehtë, por këtu puna nuk është ndalur për asnjë moment dhe janë më shumë se 15 mijë pacientë që kanë marrë shërbime në kohë dhe me cilësi në spitalin onkologjik.Ia kemi dalë që të dyfishojmë numrin e grave të cilat tashmë prej vitit 2018 marrin trajtimin nëpërmjet skemës së rimbursimit, por edhe nëpërmjet terapive në spital 100% të trajtimit me herceptinë falas. Janë rreth 25 milion euro që financojmë/vit për trajtimin e pacientëve me kemiopreparate në spitale dhe nga paketa e barnave të rimbursueshme”, tha Manastirliu.

Rreth 6 mijë raste të reja të tumoreve në vit identifikohen në vendin tonë, 90% e të cilave menaxhohen dhe trajtohen nga sistemi shëndetësor publik.

Loading...