Itali/ Sherr mes fqinjëve për zhurmën, vdes 47-vjeçari pasi u godit me thikë

Një sherr mes fqinjësh për shkak të zhurmës ka përfunduar në ngjarje tragjike.

Një 42-vjeçar ndërroi jetë në një spital në Catania nga plagët me thikë të shkaktuara nga 47-vjeçarja rumune, e cila u arrestua.
Sulmi ndodhi në katin e fundit të një pallati, ku policia ndërhyri pas disa raporteve të një sherri që po zhvillohej. 42-vjeçari, i plagosur rëndë në bark, ndërroi jetë pas shtrimit në spital, raportojnë mediat italiane.

Policia zbuloi të vërtetën pas dëshmisë vëllait të viktimës, i cili jeton në ndërtesë. Ai tha se në shtëpi kishte ardhur motra me disa miq dhe rreth orës 11:00 dëgjuan fqinjën që godiste murin me grushta sepse ishte bezdisur nga zhurma.

Në atë moment ai dhe motra e tij shkuan tek dera e fqinjës për të sqaruar çështjen. 47-vjeçari dyshohet se i sulmoi ata fizikisht dhe goditi viktimën. Në shtëpinë e gruas, agjentët gjetën dhe konfiskuan rrobat që ajo kishte veshur gjatë sulmit dhe thikën, e cila dyshohet se ishte larë dhe më pas ishte vendosur në lavaman në kuzhinë.

Loading...