Zbulohet kush është ‘Keli i Kicit’, njeriu që u shpall në kërkim për 3 vrasje në Elbasan

Një ditë më parë policia shpalli në kërkim shtetasin Mikael Qosja, si të dyshuar për atentatin e 29 dhjetorit 2018, Ora News publikon foton e tij.

Në atentat mbetën të vrarë Enea Alibej ( i njohur si Tarzani), daja i tij Albert Dylgjeri dhe shtetasit turk, Erdal Duranay.

Qosja rezulton të jetë person i skeduar nga policia e Elbasanit, për shpërndarje të heroinës dhe kokainës, në këtë qytet, ndërkohë në vitin 2013 është arrestuar dhe më pas shpallur i pafajshëm nga gjykata e Elbasanit, për akuzën e shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Mikael Qosja, për shkak të problemeve me drejtësinë ka ndryshuar dy herë mbiemrin në (Kamani) dhe (Stefo).

Ndërkohë nga të dhënat e mbledhura nga policia e Elbasanit, rezulton se është anëtar i një grupi kriminal, grup ky që drejtohet nga dy vëllezër, rezidentë në Dubai.

Pikërisht konfliktet e këtij grupi me fraksionin tjetër kriminal që drejtohej nga Enea Alibej (Tarzani) për shkak të dyshimeve të vjedhjes në Angli të 50 kg kokainë, kanë sjellë dhe vrasjen e trefishtë në kryqëzimin e Bradasheshit në fundvitin e 2018.
Për këtë ngjarje është identifikuar dhe shpallur në kërkim Mikael Qosja, i cili mësohet të jetë zbuluar nga bashkëpunimi që ka bërë me policinë, vëllai i Eneas, Erjon Alibej, i cili momentalisht ndodhet në burg si njeriu i dyshuar për organizimin dhe financimin e vrasjes së Emiljano Ramazanit dhe Regis Runaj.

Por problemet me drejtësinë shqiptare, për Mikael Qosjën, kanë nisur qysh prej vitit 2008, kur së bashku me mikun e tij Emiljano Ramazanin (Ili), kryenin shpërndarjen e lëndëve narkotike.

Mikael Qosja, njihet ndryshe në Elbasan dhe si “Kel Kamani” apo si “Keli i Kicit”.

Ai është dënuar fillimisht me 8 muaj burgim për “Moskallëzim krimi” dhe më pas ka marë pafajësi.

Ndërkohë një dënim tjetër me 1.2 milion lekë të vjetra, gjykata e Elbasanit ka dhënë për Mikael Qosjan, pasi ky i fundit nuk i është bindur urdhërit të policisë dhe ka kundërshtuar me forcë punonjësit e policisë.

Dënimin e fundit, Mikael Qosja, e ka marë në vitin 2019, pasi gjykata e Elbasanit e ka dënuar atë me 2 milion lekë të vjetra gjobë, pasi ka goditur me grushta një punonjës të policisë rrugore në Elbasan.

Loading...