Deklaratat për Nanon, reagon Balla: Opozitë e dështuar, e marrë peng nga familjet Berisha-Meta

Kryetari i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla ka reaguar pas deklaratave ndaj ish-kryeministrit Fatos Nano të ardhura nga përfaqësues të opozitës.

Në një postim në “Facebook”, ku shfaqet në një familje, sekretari i përgjithshëm i PS, shkruan se Fatos Nano hapi me të drejtë një temë debati me shumë vlerë në jetën aktuale politike.

Sipas Ballës, Shqipëria sot ka një opozitë të dështuar dhe të marrë peng nga familjet Berisha-Meta. “Aq rëndë dhe të vetmuara janë këto dy familje sa edhe reagimin ndaj ish-kryetarit tonë Nano, e bënë në vetë të parë Saliu dhe familja, bashkë Petrit Vasilin me sms nga Presidenca”, shkruan Balla.
POSTIMI I PLOTË
Në zgjedhjet e 25 Prillit ne kemi vetëm Aleancën me njerëzit e thjeshtë e të zakonshëm👐🏼🇦🇱, duke pasur përballë një koalicion politikanësh që politikën e duan si mjet për interesat e tyre, jo për interesat e Shqipërisë.

Ne jemi të vendosur ta kemi vëmendjen vetëm tek njerëzit dhe tek përmirësimi i shërbimeve publike ndaj tyre. Duhet përkushtim për t’u marrë me hallet dhe problemet e njerëzve dhe vëmendja jonë janë vetëm ata.

E siç ka rifilluar po njëlloj ky vit politik me opozitën e marrë peng nga Berisha-Meta-Basha-Kryemadhi, të cilët po fillojnë të kërkojnë alibi për humbjen e radhës, shajnë e shpifin nga mëngjesi në darkë, përgjigja jonë do të jetë puna dhe përqendrimi tek nevojat e njerëzve.

Fatos Nano hapi me të drejtë një temë debati me shumë vlerë në jetën aktuale politike. Shqipëria sot ka një opozitë të dështuar dhe të marrë peng nga familjet Berisha-Meta. Aq rëndë dhe të vetmuara janë këto dy familje sa edhe reagimin ndaj ish-kryetarit tonë Nano, e bënë në vetë të parë Saliu dhe familja, bashkë Petrit Vasilin me sms nga Presidenca.
Ne socialistë shqiptarë kemi misionin historik që Berishën-Metën-Bashën-Kryemadhin t’i mundim bindshëm më 25 Prill👊👊👊👊

Loading...