U fut në sallën e operacionit me ethe, më vonë doli pozitiv me Covid-19. Nisin hetimet për mjekun në Itali

Itali – Një mjek nga spitali Perrino në Brindisi po hetohet sepse u fut në kirurgji pavarësisht se kishte ethe.

Ngjarja ndodhi në fund të marsit 2020 dhe mjeku doli pozitiv ndaj koronavirusit menjëherë pas operacionit. Prokurori i Brindizit ka hapur një dosje që supozon krimin e përhapjes së sëmundjes.
Pas infektimit të tij, punonjës të tjerë duke përfshirë mjekë dhe infermierë dolën pozitiv ndaj Covid-19.

Media italiane ‘La Repubblica’ raporton se mjeku ishte një nga punëtorët e parë shëndetësorë që ishte infektuar me koronavirus. Pasi dolën dhe të tjerë pozitivë, reparti u mbyll për disa ditë.

Për më tepër, në dy muajt në vijim në spital kishte dhjetëra infeksione në mesin e personelit shëndetësor. Për këtë arsye u mbyllën shumë departamente.

Loading...