Igli Tare drejtori sportive i Lazios ka parë tmerr me sy , të mërkurën që lamë pas.
Shqiptari i njohur ishte duke bërë shëtitje në Romë bashkë me qentë e tij në momentin kur është sulmuar nga një tjetër qen pitbull, ky i fundit I kishte shpëtuar të zotit të tij.
Fatmirësisht vetë Tare nuk ka pasur pasoja të rënda për shendetin por dhimbja për të ka qënë e madhe pasi njeri nga qentë e tij ngordhi si pasojë e sulmut nga pitbulli ndërsa qeni tjetër është lënduar rëndë.
Episodi ndodhi në Olgiata, një park afër qëndrës stërvitore Formello të klubit të Lazios ku Tare është drejtor.
Autoritetet e parkut vendosen ta denoncojne rastin ne polici pasi pitbulli kaloi rrethimin e nje vile dhe shkoi ne park.
Loading...