Nje denoncim ende i paqarte eshte bere per nje nga emisionet televizive nga nje prej pjesemarresve.
Qëndrim Pllana është një nga konkurentët e emisionit “It’s my love”. Ai u bë e pjesë e këtij formati për të gjetur dashurinë, por duket se ka ndodhur diçka e papritur.
Vizita në Shqipëri që 25-vjeçarit i doli më ndryshe se që e kishte menduar i solli edhe disa probleme shëndetësore. Këto pretendon se i ka marrë nga lëndimet që ia kanë bërë protagonistët e programit.
Së fundmi, në një intervistë të dhënë në T7, ai akuzon Kreshnik Husajn, i njohur si Kika, për tentim dhunimi seksual dhe dhunë fizike të ushtruar ndaj tij.
“Ishim në Golem në hotelin “Fafa”, ku kemi ndenjur të gjithë por në mbrëmje ndodhi diçka që se kam kuptuar.
Në mëngjes me hapen derën dhe filluan të më godasin secili prej stafit që kanë qenë”, ka thënë ndër të tjera Qëndrimi.
https://youtu.be/fcoQ9aVaZXg