Helikopteri shpëton 17 vjeçarin, 60 alpinistë bllokohen në mal në Gjirokastër

Rreth 60 alpinistë nga qytete të ndryshme të vendit janë bllokuar në fshatin Sotirë të Gjirokastrës.

Ata ishin nisur që ditën e djeshme për t’u ngjitur në malin e Murganës, por kanë mbetur të bllokuar dhe kanë kërkuar ndihmë.
Mss grupit të alpinistëve ishte edhe një 17 vjeçar, i cili u përplas me një shkëmb dëbore, por fatmirësisht helikopteri mbërriti në kohë dhe e shpëtoi.

Ai ka pësuar dëmtime në këmbë dhe është transportuar drejt spitalit, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Loading...