Prej orës 18:00 të ditës së djeshme, ku u vra në Vlorë 40-vjeçari Gentian Qarri, e deri në orët e para të mëngjesit të sotëm policia e Vlorës ka marrë në pyetje për ngjarjen rreth 15 persona, pjesa më e madhe dëshmitarë të rastit dhe banorë të lagjes.
Policia ka pyetur edhe familjarët gjithashtu apo të afërmit. Për sa i përket dëshmitarëve ata janë shprehur se kanë parë një automjet që vinte drejt viktimës me, ku brenda tij dukeshin e pakta dy persona të cilët sapo panë viktimën janë zhvendosur me shpejtësi drejt tij dhe kanë goditur me breshëri nga automjeti. Dëshmitarët nuk kanë mundur ti njohin pasi autorët kanë qenë të kamufluar dhe janë zhvendosur me shpejtësi drejt pyllit të sodës.
Makina që u dogj te pylli i sodës me targa greke ishte i vjedhur në vendin fqinj Greqinë. Arma dyshohet e modelit mod54 ku në total mban 30 fishekë. Dyshohet se mbi viktimën është derdhur një karikatore i plotë deri sa ka përfunduar. Një pjesë e gëzhojave janë gjetur në vendngjarje,disa në automjetet e parkuara pranë,si dhe në trupin e viktimës.
Ai ka marrë plumba në kraharor dhe këmbë, por nuk ka ardhur ende përgjigja e autopsisë për të konfirmuar shkaqet që i morën jetën.
Për personat që e njihnin, ai nuk ka pasur konflikte në Shqipëri, njihet si person i qetë e pa probleme teksa pista kryesore mbetet dënimi i tij në Itali. Dyshohet se autorët e kanë ditur rutinën e përditshme të tij dhe kanë pritur sa ka dalë nga shtëpia e më pas e kanë ekzekutuar.
Burimet nga policia e Vlorës konfirmojnë se mund të jetë vëzhguar për disa ditë. Autorët e njohin mirë zonën duke u larguar në drejtim të pyllit të sodës, ku më pas dogjën makinën. Aty dyshohet se atentatorët janë ndihmuar nga persona të tjerë për tu larguar.