U kafshua nga qeni, 42-vjeçares do t’i priten të dyja duart

Michelle Ellis, 42 vjeç, nga Plymouth, po kalon një situatë të vështirë shëndetësore pasi u kafshua nga një qen, sipas Daily Mail.

42-vjeçarja – nënë e katër fëmijëve u shtrua në spital disa ditë pas incidentit. Mjekët e vunë në koma artificiale pasi u diagnostikua me sepsis. Sipas vajzës së saj, Ellis fillimisht nuk i kushtoi vëmendje kafshimit sepse plaga ishte shumë e vogël, por tani të dy duart e saj duhet të priten.
“Gjithçka ndodhi kur ajo u përpoq të fuste qenin në një kafaz. Ai e kafshoi atë, por ishte një plagë e vogël sikur të ishte djegur me cigare,” tha vajza e 42-vjeçares, pa specifikuar nëse qeni ishte i tyre apo i dikujt tjetër.

Gruaja u kafshua nga qeni me 16 janar ndërsa u shtrua në spital disa ditë më vonë. Buzët, hunda dhe duart e 42-vjeçares u bënë u nxinë për shkak të sepsis siç përshkruhet në faqen e GoFund, e krijuar nga familja Ellis në mënyrë që të grumbullojë para për gjymtyrët protetike të 42-vjeçares kur ajo të largohet nga spitali.

Qëllimi i familjes është të mbledhë më shumë se 36,000 euro.

Loading...