Ndryshon vendimi, pasaportat dhe ID nuk do të rinovohen më për këtë kategori

Qeveria shqiptare ka depozituar në Kuvend ndryshimin e kontratës koncesionare mes saj dhe kompanisë Aleat, e cila do të mundësojë ndryshimin vizual për vlefshmërinë e pasaportave dhe kartave të identitetit të personave që mbushin 75 vjeç.
Sipas kontratës koncesionare periudha e vlefshmërisë për këtë kategori moshe duhet të jetë pa afat, por mundësimi i saj i prodhimit teknologjik të tyre nuk është bërë i mundur.

Në ndryshimin e kontratës kompania bie dakord të bëjë ndryshimin vizual të pasaportave biometrike dhe letërnjoftimeve për këtë kategori.

Loading...