Një grua mbeti shtatzënë dy herë, me një diferencë kohore prej tre javësh. Kjo gjë mund të duket e pabesueshme, por ka ndodhur vërtet.
Rebecca Roberts mbeti shtatzënë me Rosalie-n, teksa ishte në pritje të Noeun-it. 39-vjeçarja u shtang kur zbuloi se kishte binjakë, teksa dy skanime të mëparshme nuk treguan asnjë shenjë të një fetusi të dytë.
“Unë as nuk e dija që ishte e mundur të mbetesha përsëri shtatzënë”, u shpreh nëna e re.
Binjakët u sollën më herët në jetë, përmes një ndërhyrjeje cezariane, për shkak të një problemi që Rosalie pati me kordonin umbilikal. Kështu, teksa Noah peshonte dy kilogramë, motra e tij ishte vetëm 1.1 kilogramë. E vogla mundi ta merrte veten dhe të shkonte në shtëpi, dy muaj e gjysmë pas ardhjes në jetë.
Superfetacioni ndodh kur një shtatzëni e dytë, e re ndodh gjatë një shtatzënie fillestare. Një vezë tjetër fekondohet nga spermatozoidi dhe mbillet në mitër ditë ose javë më vonë se e para. Bebet e lindura nga superfetacioni shpesh konsiderohen binjakë, pasi mund të lindin gjatë të njëjtës lindje, madje në të njëjtën ditë.