Dyshohet se u dhunua para se të hidhej në det, identifikohet viktima në Vlorë

Identifikohet trupi i pajetë i të riut që u gjet dje në Vlorë. Mësohet se ai është Sokol Shytre, 22 vjeç, nga Kurjani i Fierit.

Nga këqyrja e kufomës janë konstatuar hematoma në kokë dhe dyshohet se i riu u dhunua para se të hidhej në det.
Trupi i pajetë i 22-vjeçarit u gjet në bregun e detit, afër Petroliferës në Vlorë.

I riu që është gjendur i vdekur një ditë më parë ka pasur hematoma në të dy anët e kokës. Pavarësisht kësaj, nuk dihet nëse kanë qenë goditje përpara se të humbiste jetën apo më pas, por sipas burimeve, nuk kanë qenë aq të forta sa për të shkaktuar vdekjen.

Gjithsesi nuk përjashtohet dhe pista e vrasjes. I riu ka qenë 1.90 i gjatë, biond dhe në dorë ka pasur dy tatuazhe, një prej të cilave është një kafkë në gishtin tregues. Ajo që është çuditshme është fakti që i riu është gjendur me pantallona të shkurtra në mes të dimrit ndërsa koha e vdekjes së tij mund të jetë një ose dy ditë.

Loading...