‘Vjen dikush dhe thotë se do rris 5% pensionet’, Rama ironizon me Bashën: Si tramvaji i Tiranës që nuk u bë kurrë

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar ditën e sotme gjatë një konference me kreun e opozitës, Lulzim Basha në lidhje me premtimin e këtij të fundit që do të rrisë pensionet me të paktën 5%.

Rama thotë kjo gjë nuk mund të ndodhë sepse rriten deficitin e sigurimeve, dhe shton se ky është një premtim i njëjtë me atë kur Basha ishte kryetar i Bashkisë së Tiranës, që tha se do të ndërtonte Tramvaj.

“Pyetja më e vështirë në botë për çdo kryeministër shqiptarë, sepse është sfida më e vështirë, por edhe sepse është një pyetje që vjen nga pjesa më e goditur e gjithë këtij tranzicioni. Në një mënyrë ose në një tjetër janë shumë më mirë se sa ishin para 30, 20 dhe 10 vitesh, nga pikëpamja nga u nis. Pensionistët janë pjesa më e goditur dhe ka arsye. Sepse mbajtja e pensionistëve vjen nga sigurimet shoqërore, nga kontributet, edhe në vendet që dolën nga komunizmi barra e mbajtjes së pensionistëve është super barrë sepse nuk janë sisteme që janë gjetur aty, por janë sisteme që një pjesë i kanë gjetur pensionistë.
E gjithë kjo do të thotë që pensionet janë ngujuar nga buxheti. Në kushtet kur me pensionistët u bë politikë, u premtua rritje, rritje, sepse nuk mbahet ashtu siç u bë, kjo problematikë erdhi duke u rënduar. Kur flasim për të paguar pensione duhet të jemi shumë të drejtpërdrejtë, unë mendoj se e vërteta është detyrim i çdo njeriu që dëshiron të marrë besimin e njerëzve për të votuar. E vërteta është kjo, nuk paguhen dot pensionet jashtë balancës me shoqërinë e sigurimeve sepse bie shteti komplet. Nuk paguhen pensionet duke marrë borxhe. Nuk ka familje që merr borxhe pa mundësitë e tjera sepse mbet pa bukë. Ajo që ne kemi bërë, është që ne bëmë reformën e pensioneve e cila çfarë ka sjellë, një mësues që del në pension e ka atë më shumë se ju. Reforma jonë duhet të ishte bërë 20 e kusurë vite para, jo sa ky sot sepse ky ka paguar më shumë sigurime. Për këtë arsye ne sot kemi pensione të mira dhe shumë më të mira se sa pensioni që mbetën në duart e atyre, politikave, qeverive, që i trallisnin me përralla. Pensioni më i madh në Shqipëri ishte 230 mijë lekë. Sot ka pensione më të larta, si rezultat i kontributeve.

Rritja e pensioneve ka qenë indeksimi i vazhdueshëm plus kontributi modest. Vjen dikush dhe thotë do të rris 5% çdo vit dhe do të ul sigurimet. E bën këtë merr lekët e taksave dhe rritur deficitin e sigurimeve. Pjesa që ne kompensojmë taksat e mban shtetin në këmbë. Mund t’i gënjesh njerëzit si i gënjeu më para, tha futi lekët se i ke të pastra por i la me këmbë përpjetë. Do të mësojmë si ‘Sudja’. A ka ndodhur që të ulësh prodhimin e qumështit dhe të rrisësh atë të djathit. Të them unë tani të marr votën dhe them 10%. Ka dy rrugë, ose të gënjej dhe të bëhesh si tramvaji i Tiranës që s’u bë kurrë”, tha Rama.

Partia Demokratike ka shpalosur programin e saj qeverisës në kuadër të zgjedhjeve të 25 prillit. Një ndër shtresat që do të përfitojnë, sipas tyre, janë edhe pensionistët, të cilët do të kenë një rritje ” dy herë më shumë se norma e inflacionit, dhe jo më pak se 5% në vit”.

Loading...