Dalin pamjet kur vrasësi i 47-vjeçares shqiptare në Itali, largohet i qetë nga vendi i ngjarjes

Një drejtues makine në Itali ka filmuar momentin kur Alfred Kipe, 42 vjeç, pasi masakroi me thikë duke e goditur 5 herë me thikë prostitutën shqiptare L,H., 47 vjeç, largohet i qetë sikur asgjë të mos kishte ndodhur. Autori i veshur me kapelë dhe xhaketë e zezë, një palë këpucë të kuqe Nike ishin pjesë e përshkrimit nga dëshmitarët, gjë që shfaqet edhe në video.

42-vjeçari ka qenë oficer policie dhe ka bashkëjetuar me L.H., për 20 vite, ndërsa më 7 shkurt ai i mori jetën duke e goditur 5 herë me thikë gjatë kohës që ajo ishte vendosur në rrugë në pozicion e saj ku punonte si prostitutë. Pas përshkrimit të dy dëshmitarëve në rrugë ku panë skenën që ia rrihte prostitutën shqiptare me grushte e shkelma dhe më pas e theri me thikë, është bërë e mundur dhe arrestimi i tij.

Policia italiane arrestoi dje një shqiptar 43 vjeç, si i dyshuar për vrasjen e shqiptares L. H, e cila prostituonte në Pedriano di San Giuliano Milanese.

L.H, 47 vjeç është shqiptarja që ushtronte prostitucionin në Itali e cila është qëlluar për vdekje me thikë teksa po priste klientët në trotuar. 47-vjeçarja nuk arriti t’i shpëtonte autorit i cili e ka ndjekur më pas e ka tërhequr zvarrë për tokë dhe e ka goditur 5 herë me thikë në këmbë dhe shpinë.

VIDEO

Loading...