E rëndë/ Burri detyron gruan dhe vajzën 9-vjeçare të hapin varrin e tyre dhe më pas i godet për vdekje

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Brazil. Sipas mediave të huaja atje, një grua dhe vajza e saj 9-vjeçare janë detyruar të gërmojnë varrin e tyre para se të varroseshin në kopshtin para shtëpisë nga partneri i gruas.

Pretendimi i tmerrshëm është bërë nga vajza tjetër e gruas së vdekur, e cila ka zbuluar gjithçka në polici. Cristiane Arena, 34-vjeçe dhe vajza e saj 9 vjeçe, ishin shpallura të zhdukura që prej nëntorit. I dyshuar për krimin e rëndë është partneri i Cristine, Fabricio Buim Arena Belinato.
Trupat e tyre u gjetën të varrosura në kopshtin e shtëpisë në zonën Pompeia, në Sao Paulo. Analizat e mbetjeve të tyre treguan se Cristane ishte goditur me thikë, kurse vajza e saj kishte marrë goditje fatale në kokë.

Fqinjët thonë se Belinato nuk lejonte të miturën të dilte nga shtëpia dhe ishte tepër xheloz. Kreu i policisë Claudio Anuciato Filho dyshon se Belinato mund të ketë kryer marrëdhënie seksuale me 9-vjeçaren. Por deri më tani asgjë nuk është vërtetuar.

Loading...