Dhjetëra anëtarë të familjes mafioze Ndrangheta janë arrestuar në një operacion të kryer në orët e para të mëngjesit të sotëm. Operacioni është shtrirë në disa vende, Bergamo, Catanzaro, Cosenza, Milano, Novara, Vibo Valentia dhe Reggio Calabria.
Hetimet u koordinuan nga Drejtoria e Antimafias së Qarkut Catanzaro, drejtuar nga prokurori Nicola Gratteri.
Detajet mbi këtë operacion janë të pakta, pasi pritet që në orën 11:00 policia të dalë në një konferencë për mediat.
Loading...