Përkujtojmë sot 77-vjetorin e Masakrës së Vranishtit, një nga faqet më tragjike dhe të dhimbshme në historinë e Shqipërisë!
Një akt barbar ku u vranë me dhjetëra burra e gra të pafajshme nga Vranishti, akt i cili nisi që me raprezaljet e dhjetorit 1943 si pjesë e Operacionit të Dimrit, për t’u konkluduar në ekzekutimet hakmarrëse e të pakursyera ndaj vranishnjotëve më 10 shkurt në fshatin Brataj.
Ngjarje të tilla me përmasa genocidiale, na ndihmojnë sot të kuptojmë ashpërsinë e pushtimit nazi-fashist me të cilin u ballafaqua populli ynë, si dhe rëndësinë e pazëvendësueshme të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare për lirinë e vendit!🇦🇱
Fshati Vranisht humbi shumë bij e bija, por nuk reshti së qënuri një bastion i fuqishëm dhe besnik i luftës ndaj pushtuesit!🎖
Lavdi të rënëve! Lavdi fshatit Vranisht!🙏
Sot 77-vjetori i Masakrës së Vranishtit, një nga faqet më tragjike dhe të dhimbshme në historinë e Shqipërisë!
Loading...