I dehuri tek Bregu i Lumit terrorizon me armë banorët, neutralizohet nga policia

Një 62 vjeçar, në Bregun e Lumit në Tiranë vihet në pranga nga policia pasi qëlloi me armë zjarri në ajër, në gjendje të dehur.

Policia i ka sekuestruar shtetasit Ded Prendi armën e zjarrit tip automatike, të cilën e posedonte pa leje.

NJOFTIMI I PLOTE
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, pas një telefonate të marrë nga qytetarët në Sallën Operative se në rrugën “Hysen Kaleshi”, tek Bregu i Lumit, një shtetas po qëllonte me armë zjarri në ajër, menjeherë kanë shkuar në adresën e dhënë.

Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale u bë i mundur identifikimi dhe vënia në pranga e shtetasit D. P., 62 vjeç, banues në Tiranë, i cili dyshohet se në gjendje të dehur ka qëlluar me armë zjarri në ajër.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit automatike, me të cilën ky shtetas ka qëlluar në ajër.

Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”.

Loading...