Gjatë mbrëmjes së sotme është shënuar një incident mes policisë dhe studentëve që po protestojnë para Kryeministrisë.
Në një video shihet se momenti i përplasjes, shkak i së cilës është bërë një kazan, ku studentët kanë tentuar të ndezin një zjarr për tu ngrohur, por nuk janë lejuar nga policia.
Pas këtij momenti, studentët janë përplasur me policinë, ndërsa një zonjë dëgjohet tu thotë efektivëve, “Po lërini se janë gjunah more. Po kërkojnë të ngrohen. Është gjunah te Zoti, është gjunah!”.
Loading...