Gjykata e Fierit rikthehen në burg dy prej autorëve të ngjarjes së ndodhur më 28 janar në Ballsh, ku pas një sherri mes shokësh ndërroi jetë Pelivan Sinanrrapaj, 57 vjeç. Masa “arrest me burg” është dhënë për 2 autorët Ferdinant Merkaj dhe Fitim Zekaj me akuzën e plagosje në bashkëpunim me pasojë vdekjen e 57 vjeçarit
Tre autorët e krimit, Festim Alimetaj, Ferdinand Meraj dhe Fitim Zekaj kanë dalë sot ara trupit gjykues me Prokuror Elida Hoxha dhe gjyqtar Piro Sota.
Në fund të gjykimit nga ana e prokures Hoxha është kërkuar masa e vlerësimit arrest me burg për 2 autorët Ferdinant Merkaj dhe Fitim Zekaj me akuzën e plagosje në bashkëpunim me pasojë vdekjen e 57 vjeçarit e cila është kthyer në vendim nga ana e gjyqtarit Piro Sota, i cili në seancën e 31 janarit kishte vendosur lirimin e 3 autorëve. Ndërkohë për Fitim Zekaj është lënë masa me detyrim paraqitje.
Ata u liruan nga burgu tre autorët që goditën me shufër hekuri 57-vjeçarin, me pretendimin se kishin të bënim me një sherr mes disa personave dhe se provat nuk ishin të mjaftueshme për të ndëshkuar autorët.
Pasi Gjykata e Fierit i la të lirë duke caktuar masa të lehta sigurie për ta, siç ishin “Arrest shtëpie” për Festim Alimerkajn dhe Ferdinand Merën, ndërsa për Fitim Zekajn u caktua masa e sigurisë “Detyrim paraqitje”, Prokuroria e Fierit e apeloi vendimin duke shfaqur pakënaqësi rreth tij. Kësisoj ata kanë dalë para Gjykatës sot për rivlerësimin e masës së sigurisë.
Mesohet se dhe akuza për të tre autorët ka ndryshuar nga vepra penale “Plagosje e rëndë me dashje” e kryer në bashkëpunim, në “Plagosje e rëndë me dashje, me pasojë vdekjen”.