Infermierja qan në seancë: Kam fëmijët…, dalin në gjykatë bashkëpunëtoret e ‘Tires’

Dalin ne Gjykate bashkepunetoret e Tire Alldervishit. Infermieret Mira Bushi, Sheqerie Koçi Sidorela Çela dhe sanitarja Rukije Hoxha të arrestuara lidhur me skandalin te “Shefqet Ndroqi” kanë dalë sot para Gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë.

Punonjëset e ”Shefqet Ndroqit” u arrestuan në vazhdën e skandalit ‘Tire’ për shkak se duke abuzuar me detyrën përfitonin para nga pacientët me COVID-19, ndërkohë që u merrnin lekët familjarëve dhe nuk u kryenin shërbimin pacientëve.
Sidorela Çela është një prej 3 infermiereve të arrestuara të spitalit “Shefqet Ndroqi” të cilat janë akuzuar se kanë krijuar një skemë të mirëfilltë me qëllimin e vetëm kriminal që të përfitojnë sa më shumë në kurriz të pacientëve të sëmurë me sëmundjen e Covid-19 dhe familjarëve të tyre.

Në dhomën e të pandehurve në krah të shoqeve të saj ajo është shfaqur me lot në sy dhe me kokën ulur. Gruaja tha se kishte dy fëmijë të mitur në shtëpi, përkatësisht 2 dhe 7 vjeç, informon RTV Ora.

Gjykata e Tiranës pritet të japë masën e sigurisë për 3 infermieret e arrestuara dhe sanitaren e këtij spitali.

Loading...