Makina përplas dy këmbësorët, dërgohen në spital

Një aksident ndodhi mbrëmjen e kësaj të mërkure në kryeqytet.

Një makinë me drejtuesin me iniciale S.Dh. ka humbur kontrollin e makinës e për pasojë ka përplasur dy këmbësorë me iniciale G.M. dhe B.D.
Ata ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

“Më datë 10.02.2021, rreth orës 19:25, në autostradë, shtetasi S. Dh. ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë ka aksidentuar këmbësorët, shtetasit G. M. dhe B. D., të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën” – njofton policia.

Grupi hetimor dhe sherbimet ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Loading...