Plagosin fqinjin e tyre, arrestohen babë e bir

Vihen në pranga dy persona në Has, babë e bir, pasi akuzohen se kanë plagosur fqinjin e tij.

I plagosur sipas njoftimit të policisë është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë, duke marrë kujdesin shëndetësor, jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkaq, të akuzuarit, shtetasit me iniciale M.B dhe A.B janë kapur nga policia. Gjithashtu, është proceduar në gjendje të lirë, shtetasi me iniciale H.D. Mbi këtë të fundit rëndon akuza “Dëmtime të tjera me dashje”.

Shtetasi në fjalë akuzohet se gjatë konfliktit ka goditur me mjet të fortë bashkëshorten e një qytetari me iniciale M. B., shtetasen F. B., e cila ndodhet në spitalin e Kukësit, jashtë rrezikut për jetën.

Loading...