Gjyqtarja e Krujes Enkeleda Hoxha u arrestua diten e sotme me akuzen se po pergatitej per te liruar nga burgu nje shtetas. Sipas Report TV, gjyqtarja kishte planifikuar lirimin nga burgu të Saimir Petanit, i arrestuar ne Itai për vrasje dhe me pas i transferuar ne Shqiperi.
shtetasi Petani është ekstraduar nga Italia, i dënuar me 25 vite për vrasjen e Romeo Beqirit. Sipas informacione, gjyqtarja Hoxha së bashku me avokatin Aldo Tabaku kishin marrë një shumë të konsiderueshme parashë për lirimin e të dënuarit për vrasje.
Me urdher te SPAK, në gjykatën e Krujës u arrestuan 10 persona, mes të cilave gjyqtarja Enkeleda Hoxha, avokati Aldo Tabaku dhe kancelarja e kësaj gjykate, Manuela Mallkuçi, të akuzuar për korrupsion pasiv.
Të arrestuarit e tjerë janë; Shkëlqim Korbi, ekspert psikiatriko – ligjor pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore, Sajmir Petani (vëllai i personit’ që do lirohej, Bledar Petani, Altin Skëndaj, Gazmir Nezaj, Gentjan Nezaj, Isuf Tanuzi.
‘Simpatia’ e gjyqtares për kriminelët
Enkeleida Hoxha ka liruar nga burgu disa nga emrat më të rrezikshëm të botës së krimit, përmes vendimeve të dyshimta. Të gjitha vendimet janë dhënë para se ajo të përballej me Vetingun.
Enkeleida Hoxha u ka hapur dyert e burgut ish-numrit dy të bandës së Durrësit Endrit Dokle, duke i falur dënimin përjetë.
Ajo ka liruar gjithashtu Genc Tafilin, i dënuar për vrasjen e komisarit të Policisë Arben Zylyftari. Në të njëjtën ditë ajo firmosi daljen nga burgu edhe të Ilir Pajës, i akuzuar për plagosjen e rëndë të një efektivi të njësisë operacionale të Policisë, më 6 mars të vitit 2008. Paja po arrestohej për llogari të autoriteteve italiane që e kërkonin pas arratisjes nga burgu, ndërsa ishte i dënuar për dy vrasje.
Sipas raportit hetimor të ILD, gjyqtarja e Krujës ka dhënë 6 vendime në harkun kohor të maj 2017- nëntor 2019 që përbëjnë akte që diskreditojnë figurën e gjyqtarit.
ILD konstaton se gjyqtarja Hoxha ka kryer procese tërësisht të njëanshme teksa kujton se ajo ka gisht edhe në një vrasje të këtij viti, Hekuran Billës të cilin e liroi edhe këtë para kohe me kusht dhe në fund u ekzekutua.