Plagosje me armë të ftohtë në Vlorë, një person dërgohet me urgjencë në spital

Një person ka mbetur i plagosur mbrëmjen e sotme në qytetin e Vlorës.

Sipas burimeve, i plagosur ka mbetur një 59 vjeçar, i cili është konfliktuar me disa shtetas të tjerë, me këta të fundit që e kanë goditur me sende të forta.

Ai është transportuar menjëherë në spitalin e Vlorës, ndërkohë policia ka mbërritur në vendngjarje për të hetuar shkaqet e ngjarjes së rëndë.
Vlorë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 18:26, në lagjen “Pavarsia”, Vlorë, dyshohet se si pasojë e një konflikti të çastit, është dëmtuar me sende të forta në kokë shtetasi R. D., 59 vjeç, banues në Vlorë, i cili është transportuar në spital për ndihmë mjeksore, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes ku vijon puna për zbardhjen dhe dokumentin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Loading...