Detaje/ I dënuari futi në kurth gjyqtaren Hoxha dhe avokatin, si u zbulua skema e lirimit të Petanit

Gjyqtarja e Gjykatës së Krujës, Enkeleida Hoxha, avokati Aldo Tabaku dhe 8 të arrestuarit e tjerë do të dalin nesër para gjykatës për vlerësimin e masës së sigurisë.

Ndërkohë zbardhen detaje të reja nga dosja që çoi në zbulimin e skemës së lirimit të të dënuave.

Në tetor SPAK ishte vënë në dijeni për lirimin e një të dënuari në burgun e Fushë Krujës, ndërsa këtij të fundit I kishin mbetur edhe 7 muaj dënim.
Ka qenë pikërisht ky që është vënë në kontakt me vëllanë e Saimir Petanit për ti treguar dhe skemën si funksionte për përfitimin e lirimit të shpejtë.

”SPAK nuk ka ndërhyrë në moment por ka vijuar përgjimet dhe hetimet për të zbuluar të gjithë skemën”

Gjyqtarja Enkeleida Hoxha është arrestuar paraditen e 11 shkurtit 2021 në gjykatë ndërsa seanca për Sajmir Petanin ishte lënë më 16 shkurt 2021, informon gazetarja e RTV Ora, Keti Banushi.

Petani ishte ekstraduar nga Italia dhe po vuante dënimin prej 25 vitesh për vrasjen e Romeo Beqirit disa vite më parë. Për këtë të dënuar gjyqtarja kishte marrë vendime për ulje dënimi edhe më parë.

Loading...