Arr estohen shqiptarët në Itali, 100 mijë euro kokainë në trungun e pemës

Dy shqiptare u vune ne pranga ne Itali me akuzen e trafikut te droges. Ata kishin fshehur kokainën që do të shitej ne je trung peme. Kane qene lëvizjet e tyre të dyshimta pranë një druri që kalonte përgjatë rrugës Peneto që ngriti dyshime te skuadra e policisë.

Prej ditësh policia i mbante ne vezhgim, nderkohe qe agjentët kishin vërejtur një shqiptar i cili, pasi kishte parkuar makinën e tij në një pozicion të izoluar, në rrugën që të çonte në fshatin e vogël të Peneto, hyri në korije dhe u kthye pas disa minutash.

Menjehere pasi shkoi pranë pemes ai nxori një pako të rëndë dhe e fshehu atë në bagazh. Menjëherë më pas u kthye në makinën që e priste jo shumë larg.
Pas largimit te shqiptareve agjentët shkuan te pema. Një vështrim ishte i mjaftueshëm për të konfirmuar hipotezën hetimore; në zgavër ishte një zarf i mbështjellë me shirit ngjitës, brenda mbi një kilogram e 300 gramë kokainë, një substancë që shumë e pastër dhe me cilësi të shkëlqyer e cila do të sillte mijëra doza në shitje në sheshet italiane dhe do të kishte dhënë mbi njëqind mijë euro.

Të dy shqiptarët, njëri 33 dhe tjetri 35 vjeç u arrestuan në veprimtari kriminale me qëllim tregtinë e drogës. Por nëse zgavra e pemës shërbente si një depozitë për të fshehur sasi të mëdha droge, gjashtë doza kokainë dhe një sasi e madhe parash ishin gati për shitje në makinë, të fshehura në sistemin e ventilimit. Të gjitha u sekuestruan.

Kontrollet në shtëpi bënë të mundur gjetjen e një shume shtesë parash, e cila gjithashtu u sekuestrua së bashku me makinën e përdorur për të transportuar drogën. Të dy, të ngarkuar me precedentë për krime kundër pronës dhe drogës, u dërguan në burg pas formaliteteve.

Loading...